Telegrafi

Xhavit Haliti jep mesazhin e “koduar”: Gjysmë komandanti – humb ushtria!

Foto: Arkiv

Xhavit Haliti zgjedh poezinë e Nolit për të dhënë një mesazh për publikun.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka zgjedhur një poezi të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fan Noli për të dhënë një mesazh të “koduar” për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në poezinë e Nolit, të cituar nga Haliti bien në sy shprehjet “gjysmë avokati – mbushet qelia” dhe “gjysmë komandanti – humb ushtria”, përcjell Telegrafi.

Por, fjalia e fundit jep një ide më të qartë se Haliti e ka fjalën për dashurinë që duhet të kemi ndaj atdheut nga cila do fushë që merremi.

“Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”

Postimi i plotë

“Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!
Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”
– Fan Noli –