Ish–kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavir Drenori, ka njoftuar se “Vizioni për Drenasin”, i drejtuar nga ai, i ka bashkuar forcat me LVV në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por kjo është krijuar nga rrethanat e reja të krijuara.
“Së shpejti do dalim me një deklaratë zyrtare. P.S. ende vazhdoj të mos pajtohem me disa veprime të VV-së, por vizioni i përgjithshëm për të ardhmen e qytetarëve tanë është shumë i përafërt”, ka shtuar Drenori./Telegrafi/