Kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar pse nuk po preken garazhet e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashit.
Xharra ka shkruar se si duket garazhet kanë hyrë në fazën e legalizimit në Komunën e Prishtinës të drejtuar nga VV. Ajo ka thënë se gati të gjithë fushatën elektorale VV e ka zhvilluar me premtimin se kur të vijnë në pushtet , zyrtarët e saj sypatrembur do t’i rrëzojnë e flakin tutje këto garazhe të ndërtuara pa leje.
Ky është postimi i plotë i Arbana Xharrës:
“Heronjtë e vezëve nuk po i prekin fare garazhet e Latif Gashit. Si duket garazhet kanë hyrë në fazën e legalizimit në Komunën e Prishtinës të drejtuar nga VV. Gati të gjithë fushatën elektorale VV e ka zhvilluar me premtimin se kur të vijnë në pushtet , zyrtarët e saj sypatrembur do t’i rrëzojnë e flakin tutje këto garazhe të ndërtuara pa leje. Votat i morën tash ditën e mirë.
Fuqinë e vet me vezë VV e demonstron kundër Arban Abrashit, Petrit Selimit apo Hajredin Kuçit. Këta mund të jenë politikanë të padenjë, por Lata dhe figura si ai janë fuqia jo vetëm financiare. Por lërë që VV nuk po merr masa kundër garazheve të Latës, por as garazhet e tij s’po i gjuajnë me vezë këta heronjtë e vezëve”.