Site icon Telegrafi

Xharra i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Instituti të cilin e drejton Abdixhiku ka përfituar nga pushteti

Gazetarja, Arbana Xharra,  e cila sot ka aderuar në Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se është e befasuar nga sulmet të cilat i kanë bërë disa prej të njohurve të saj.

Ajo, duke i komentuar sulmet që i janë bërë, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili duhet t’i sqarojë milionat e fituara nga Posta e Telekomi i Kosovës (PTK).

Xharra ka folur edhe për komentet që i ka bërë drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ish-kryeredaktorja e “Zërit”, ka shkuar në prehrin e SHIK-ut, ka theksuar se instituti që e drejton Abdixhiku, ka lidhje direkte me pushtetin dhe se ka përfituar nga pushteti.

“Edhe ata që janë pjesë e shoqërisë civile e që po më kryqëzojnë, është mirë t’i sqarojnë milionat që i kanë fituar që nga paslufta”, ka thënë Xharra në Info Magazine të Klan Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version