Arbana Xharra, këshilltare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të ndalet.
Ajo në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka theksuar se nuk ka arsye se pse duhet të shfuqizohet, përderisa sipas saj, kjo çështje është pranuar në vitin 2015.
“Ka qenë shqetësues reagimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë dhe reagimi i Washingtonit. Atë që e ka thënë kryetari i Kuvendit gjatë fillimit të janarit, unë kam qenë në të njëjtën linjë”, ka shtuar Veseli. /Telegrafi/