Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra në emisionin “Komiteti” ka folur për milionerët e LDK-së.
Xharra ka shtuar se mban mend se si në kohën e koalicionit LDK-AAK njerëz të këtyre partive kanë fituar shuma të mëdha parash, e sidomos gjatë procesit të privatizimit të fabrikave.
“Mbaj mend kohën kur kanë pasur pozita në AKP atëherë AKM gjatë procesit të privatizimit të fabrikave. Kemi vëllaun e Fatmir Rexhepit, Naser Osmanin të cilët kanë qenë të përfshirë direkt në privatizim të fabrikave, pronave, tokave etj”, ka thënë Xharra.
Ajo ka shtuar se fatëkeqësia më e madhe është se përkundër skandaleve këta njerëz vazhdojnë të jenë në isntitucione.
“Fatëkeqësia është që përkundër skandaleve që kanë dalë psh: Naser Osmani ka qenë i arrestum me rastin e fabrikës së çelikut, pastaj i përfshirë tek fondi i 3 përqindëshin dhe ende vazhdon të jetë deputet. Vëllau i Fatmir Rexhepit ka privatizu fabrikën e radiatorëve në Gjilan”, u shpreh Xharra.
Ajo ka shtuar se deri në momentin që partitë politke nuk pastrohen nga këta individë me fuqi ata kanë me vazhdu me të njëjtin avaz./Telegrafi/