Telegrafi

‘Xhami virtual’ i Jaguar (Foto/Video)

Imagjinoni sikur gjatë vozitjes në asnjë moment nuk keni nevojë të largoni shikimin nga xhami i përparmë, në të cilin, ngjashëm sikur në lojërat kompjuterike, përshkruhen të gjitha informacionet për vozitje më të sigurt dhe më efikase.

Edhe pse tingëllon si diçka që vjen nga filmat fantastiko-shkencor, në fakt Jaguar Land Rover ka prezantuar ‘xhamin e përparmë vizual’, i cili në të ardhmen mund të vendoset në modelet serike.

Xhami virtual i Jaguarit shfrytëzon gjithë sipërfaqen e xhamit të përparmë si një ekran, prandaj shikimi i vozitësit vazhdimisht qëndron i fokusuar në rrugë.

Aty paraqiten të gjitha opsionet dhe domosdoshmëritë gjatë vozitjes. Ky sistem është akoma duke u zhvilluar. /Telegrafi/