Kësaj veture të prodhuesit gjerman, i janë vendosur xhama të blinduar.
Për të treguar fortësinë e këtij xhami, ai sulmohet fillimisht me helmetë. Por, helmeta demolohet e tëra, pa i lënë asnjë shenjë xhamit.
Shenja të dukshme mbesin në xham, kur ai goditet me një shkop metali, por nuk thyhet, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, megjithëse qëllohet nga afër me armë, plumbat mbesin në xham, por nuk thyejnë.
Në regjistrimin e bërë nga brenda dhe jashtë, shihet xhami i pathyeshëm i vendosur në veturën e markës BMW. /Telegrafi/