Telegrafi

Xhaketa e Melania Trump shkakton reagime të ashpra (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të enjten bashkëshortja e tij Melania Trump ka udhëtuar drejt vijës kufitare me Meksikën, për të vizituar fëmijët e emigrantëve pas reagimeve të ashpra pas praktikave të ndarjes së fëmijëve nga prindërit që ishin futur ilegalisht në SHBA.

Zonja e Parë e SHBA-ve, është bërë cak i kritikave të shumta për shkak të xhaketës që e kishte veshur, me rastin e kësaj vizite të shumëpërfolur në Teksas e cila kishte një mbishkrim “mua nuk më bën përshtypje, po ty?”, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një xhaketë të markës “Zara” që kushton vetëm 39 dollarë, kurse mbishkrimi në shpinë ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Zëdhënësja e Melania ka deklaruar se nuk përzgjedhja e veshjes së saj nuk ka “ndonjë porosi të fshehtë” apo të qëllimshme. Lidhur me këtë xhaketë është deklaruar edhe presidenti Trump, i cili pretendon se mesazhi në xhaketën e gruas së tij ka të bëjë me mediat që po raportojnë lajme të rreme.

“Mbishkrimi ‘mua nuk më bën përshtypje, po ty?’ në xhaketën që e kishte veshur Melania ka të bëjë me disa media që raportojnë lajme të rreme. Ajo e ka kuptuar se si janë të padrejtë dhe për këtë nuk po i bëjnë përshtypje më”, ka shkruar Trump në Twitter.

Melania është fotografuar me këtë xhaketë me rastin e hyrjes në aeroplan dhe veturë. Ajo është parë me këtë xhaketë të veshur derisa në Teksas, dhe atë e kishte edhe kur është kthyer në Washington.

Ajo kishte vizituar qendrën e fëmijëve në Makalen, një ditë pasi bashkëshorti i saj nënshkroi dokumentin me të cilin urdhëron autoritetet  kompetente të ndalin praktikat e ndarjes së fëmijëve nga prindërit, deri në marrjen e vendimit nga autoritetet e emigracionit amerikan.

Në këtë qendër aktualisht janë 55 fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç dhe vijnë nga Hondurasi dhe El Salvadori. /Telegrafi/