Site icon Telegrafi

Xhaketa e dimrit nuk është zgjedhje e mirë për fëmijën në ulësen e veturës

Shumica e prindërve gabojnë, por mund të jetë edhe me rrezik

Është e qartë që kujdeseni se a kanë të ftohtë, sepse vetura nuk është ngrohur kur jeni nisur në udhëtim, mirëpo ulësja e veturës shërben ekskluzivisht për drejtim të sigurt të veturës, gjë që xhaketa e fëmijës nuk e lejon.

Në rast aksidenti apo edhe thjesht frenimi të fortë, rripat e sigurimit të fëmijëve mund të mos jenë të shtrënguar siç duhet në trupin e të voglit tuaj nëse ai ka veshur një xhaketë dimërore. Si rezultat, ulësja e makinës nuk mund ta mbajë fëmijën aq fort sa duhet në ato situata, për të cilën është krijuar, transmeton Telegrafi.

Pse xhaketa dimërore nuk është një zgjedhje e mirë?

Shumica e xhaketave të dimrit janë të mbushura me push dhe pupla, të cilat janë të dizajnuara për ta ngrohur fëmijën tuaj duke krijuar një ‘tampon ajror’ të gjerë midis fëmijës dhe ajrit të ftohtë nga jashtë.

Mirëpo, kur e vendosni fëmijën në ulësen e veturës me një xhaketë të tillë, trashësia e xhaketës mund t’ju pengojë që ta shtrëngoni rripin afër pjesës së sipërme të trupit të fëmijës suaj.

Në rast të ndonjë përplasjeje kur fëmija juaj është i shtyrë nga ulësja edhe kur rripi duhet ta sigurojë të qëndrojë në vend, forcat janë aq të mëdha sa që ajri nga xhaketa lirohet.

Kjo gjë çon deri aty që femja të ketë hapësirë të tepërt për lëvizje, sepse rripi nuk është shtrënguar mjaftueshëm që ta mbajë të sigurt. Kjo është arsyeja pse të gjithë ekspertët dhe prodhuesit rekomandojnë që fëmijët të hipin pa xhaketa në ulëse gjatë dimrit. /Telegrafi/

Exit mobile version