Granit Xhaka është shndërruar menjëherë në idhull për tifozët e Arsenalit, posaçërisht për gjeneratën e re.
Mesfushori shqiptar së bashku me Santi Cazorlan kanë pritur një tifoz të ri në një emision në kuadër të Arsenal TV duke e motivuar atë të arrijë qëllimet e tij në jetë.
“Unë gjithmonë do të gjejë kohë për të inspiruar të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre, veçanërisht fëmijët. Futbolli është më shumë se sa vetëm një lojë”, ka shkuar Xhaka në rrjetet sociale.
Deri më tani Xhaka ka shënuar dy gola, dhe të dy kanë qenë shumë të bukur. /Telegrafi/