Aktorja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, është një prej më të dashurave për publikun.
Bukuroshja gjithnjë shkëlqen me paraqitjet e saj në serialin “O Sa Mirë”.
E njohur në rolin e saj si “Xhakarta”, Arta gjithnjë rrëmben vëmendjen për bukurinë unike që zotëron.
Së fundmi Telegrafi ka siguruar imazhe të Xhakartës ku ajo shkëlqen në fustan të zi pjesë-pjesë transparent.
Ajo vë në pah linjat trupore të jashtëzakonshme, krahas bukurisë dhe sensit atraktiv të sensualitetit që ajo zotëron.
Arta konsiderohet prej aktoreve më atraktive shqiptare, sidomos pas paraqitjes në serialin “O Sa Mirë”.
Bukuroshja besohet se nuk është në një lidhje dashurie. /Telegrafi/