Site icon Telegrafi

‘Xhakarta’ e “O Sa Mirë” shijon pushimet luksoze, ndan me fansat fotografitë atraktive në bikini

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Bukuroshja e “O Sa Mirë”, aktorja Arta Elezaj, ndiqet nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga aktivitetet e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Elezaj është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në shtetin grek.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në rrjetin social Instagram, Arta është shfaqur mjaft provokuese, ndërsa ka vënë në pah linjat në bikini.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive.

Arta përndryshe vazhdon të ketë një performancë të kënaqshme në serialin “O Sa Mirë”, në rolin e ‘Xhakartës’. /Telegrafi/

Exit mobile version