Hit-seriali komik, “O Sa Mirë”, vazhdon me risitë dhe protagonistët e rinj për shikuesit e vet të shumtë.
Arta Elezi është bukuroshja e radhës që do t’i bashkohet kësaj komedie televizive.
Karakteri që ajo do ta portretizojë do të quhet Xhakarta, ndërsa konsiderohet si pasuese e rolit të ‘Xhesikës’.
Kështu, në episodet e reja publiku do ta ketë mundësinë që ta shohë interpretimin e aktores së re.
Edhe pse konsiderohet si pasuese e Arta Nitajt, kjo nuk do të thotë se modelja e bukur nuk do të jetë më pjesë e “O Sa Mirë”.
Pas disa javësh ekziston mundësia e rikthimit të karakterit të ‘Xhesikës’ në serial.
Natyrisht se fansat e shumtë të “O Sa Mirë” do ta kenë mundësinë të argëtohen me protagonistët e rinj të komedisë televizive. /Telegrafi/