Granit Xhaka ka folur pas largimin nga ndeshja me kartonë të kuq dhe fitoren e vuajtur të skuadrës së tij.
Arsenali mori një fitore të vuajtur ndaj Burnley, pasi shënoi vetëm në minutën e tetë shtesë me anë të Alexis Sanchez.
Në këtë takim luajti edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili e la skuadrën e tij me një lojtar me pak në minutën e 65-të.
“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2-1”.
“Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’. /Telegrafi/