Mesfushori i Arsenalit , Granit Xhaka është i pakënaqur me komentet e bëra nga menaxheri i ri Mikel Arteta.
Xhaka thuhet se është e zemëruar nga Arteta që e ka vlerësuar atë publikisht, ndërsa në mënyrë private, nuk është se ka raporte të mira, shkruan Blick.
Arteta tashmë thuhet se e ka zhvilluar një bisedë me lojtarin para ndeshjes me Bournemouth (1-1), ku ai i kishte thënë Xhakës se është i lumtur që ai do të largohej nga klubi.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Xhakës, Jose Noguera.
Tani Xhaka duket se do të largohet në janar, dhe tashmë ka në mendje një destinacion të ri.
“Ne kemi një marrëveshje me Hertha Berlin dhe [Xhaka] do të donte të shkonte”.
“Granit do të donte të shkonte përsëri në Gjermani dhe klubi është njoftuar”
Hertha thuhet se ka paraqitur një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/