Telegrafi

Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit për penalltinë e shkaktuar ndaj Tottenhamit

Granit Xhaka ka reaguar pas barazimit të Arsenalit  ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Spurs ishin në epërsi me dy golat e shënuar nga Chrsitan Eriksen (10’) dhe Harry Kane (40’), mirëpo The Gunners arritën të riktheheshin nga fundi i pjesës së parë.

Alexander Lacazette e ngushtoi epërsinë e Tottenhamit në minutën e 45+1, ndërsa Pierre Emerick-Aubameyang (71’) i barazoi shifrat në 2-2.

Mesfushori shqiptar ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku u ka kërkuar falje tifozëve të Arsenalit për penalltinë e shkaktuar.

Lexo po ashtu Xhaka shkakton penallti, Kane dyfishon epërsinë e Tottenhamit ndaj Arsenalit

“Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme brenda në Emirates. Ne kemi treguar karakter dhe ju na ndihmuat të ktheheshim në lojë. Për penalltinë, kamë bërë gabim – jam shumë i nervozuar për të, por asnjëherë nuk do të dorëzohem”, ishte mesazhi i Xhakës.

Arsenali në javën e pestë do të udhëtojë të Wolverhampton Wanderes, ndeshje kjo që zhvillohet më 15 shtator shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020. /Telegrafi/