Telegrafi

Xhaka tregohet i madh për festën e Krishtlindjeve (Foto)

Granit Xhaka ka bërë një vizitë të këndshme gjatë ditës së enjte.

Mesfushori i Arsenalit i ka befasuar disa fansa të vegjël të skuadrës së tij, Arsenalit, duke i vizituar dhe ndarë kohë me ta.

Megjithatë, kjo vizitë dhe kjo kohë e kaluar me fëmijët e ka bërë të ndihet mirë edhe Xhakën, i cili i falënderoi përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

“Çfarë nderi të festojë Krishtlindjen me fëmijë kaq të jashtëzakonshëm. Kam kaluar momente të mrekullueshme me ta. Faleminderit”, ka shkruan Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Xhaka që nga transferimi i tij në Arsenal ka filluar të bëhet idhull i tifozëve ‘Topçinj’. /Telegrafi/