Telegrafi

Xhaka tifozëve të Arsenalit: Dëshirojmë t’iu bëjmë Pashkët speciale

Arsenal do të luajë sot sfidën e radhës në kuadër të Ligës Premier.

Gunners do të mirëpresin para shikuesve të vetë skuadrën e Stoke Cityt, në të cilën luan mesfushori me tipare sulmuese Xherdan Shaqiri.

Para takimit me bashkëlojtarin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka u ka premtuar tifozëve një dhuratë të madhe për festën e Pashkëve.

“Me të vërtetë mezi po pres që të kthehem në Emirates! Dëshirojmë t’iu bëjmë Pashkët speciale për ju”, ka shkruar ndër të tjerash Xhaka në llogarinë personale të Instagramit.

Theksojmë se Xhaka dhe Shaqiri edhe në të kaluarën janë takuar, kur i pari luante te Borussia Moenchengleadbach dhe i dyti te Bayern Munich.

Ndryshe, te dy lojtarët pritet që të jenë në formacionet startuese për skuadrat e tyre angleze.

Takimi i vlefshëm për xhiron e 31-të të ligës elitare angleze dhe pritet të startojë rreth orës 13:30. /Telegrafi/