Granit Xhaka ka folur fjalët më të mira për bashkëlojarin e tij të ri te Arsenali, Mesut Ozilin.
Sipas mesfushorit nga Kosova, fantazisti gjerman, Mesut Ozil është numri 10-të më i mirë në botë dhe mezi pret të luaj me të.
“Unë nuk e di një numër 10 më të mirë se Mesut. Ai është shumë i rëndësishëm për këtë ekip, pasi ai e ka treguar në të kaluarën”, tha Xhaka, kur u pyet në lidhje me Ozil nga faqja zyrtare e Arsenalit, transmeton Telegrafi.
“Ai ka cilësitë e tij dhe është diçka i veçantë, shpresoj që ai t’i tregoj në sezonin e ardhshëm”
“Ka luajtur për Gjermaninë, për Real Madridin dhe është një lojtar i frikshëm. Ai ka një pasim përfundimtar të shkëlqyer dhe një kontakt të parë të shkëlqyer”.
“Unë definitivisht mezi pres për të luajtur përkrah tij”, ka përfunduar mesfushori nga Kosova. /Telegrafi/