Borussia Monchengladbach frikësohet se do ti humbas lojtarët kryesor shkaku i klubeve të Ligës Premier.
E përditshmja gjermane, Bild raporton se Arsenal janë favoritë për mesfushorin Granit Xhaka, i cili do të mund të transferohet në skuadrën londineze për shumën prej 45 milionë euro.
Madje, për mesfushorin shqiptar kanë shprehur interesim shumë skuadra të tjera evropiane mesin e tyre edhe Liverpool, transmeton Telegrafi.
Mesfushori Havard Nordtveit po kërkohet me këmbëngulje nga West Ham United, ndërsa Chelsea synon të sjell në Londër, Andreas Christensen.
Synimi kryesor i Tottenham Hotspurs sulmues i ri Mo Dahoud. /Telegrafi/