Site icon Telegrafi

Xhaka shumë i lumtur në Arsenal, zbulon dy shokët më të mirë (Foto)

CARSON, CA - JULY 31: Granit Xhaka of Arsenal takes on (L) Miguel Ponce (2ndL) Josue Lazard and (R) Edson Torres of Chivas during the pre season friendly match between Arsenal and CD Guadalajara at StubHub Center on July 31, 2016 in Carson, California. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar se shokët e ekipit, Santi Cazorla dhe Hector Bellerin po e ndihmojnë atë të vendoset në klub.

Mesfushori, i cili nënshkroi nga Borussia Monchengladbach për një çmim prej rreth 30 milionë funteve, aktualisht po njihet me bashkëlojtarët e tij të ri, ku Gunners janë duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm me një seri miqësoresh para-sezonale.

Xhaka është duke shijuar sezonin e ardhshëm me ekipin e tij të ri dhe vlerësoi mirëseardhjen që atij i ishte dhënë qysh nga mbërritja e tij në ‘Emirates Stadium’ këtë verë.

Lexo po ashtu Xhaka: Futbolli atraktiv i Arsenalit më përshtatet mua (Foto)

“Unë kam qenë i mirëpritur mirë me të vërtetë. Shokët e skuadrës janë të mëdhenj, shumë miqësor, shumë të dashur dhe ata e dinë se kur do të ketë argëtim dhe kur të jenë serioz. Kjo është arsyeja pse unë ndihem shumë i lumtur këtu”, tha Xhaka për Arsenal.com, transmeton Telegrafi.

“Kuptohem shumë mirë me Santi Cazorla dhe Hectorin, por unë kam një kuptim të mirë me të gjithë shokët e skuadrës. Mendoj se është e rëndësishme që të keni atë dhe që ju të mos e lënë askënd prapa”.

“Unë mendoj se ajo gjithmonë ju ndihmon kur ju jeni me njëri-tjetrin për gati 24 orë në ditë, kur ju hani mëngjes, drekë dhe darkë së bashku. Ju do ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe më shpejtë, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, përfundoi mesfushori nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version