Granit Xhaka nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer ndaj një pyetjes që iu është bërë për Kosovën.
Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, ka dhënë një intervistë për “Appenzeller Zeitung”, ku është pyetur edhe për Kosovën.
Por llapjani ka thënë se i ka ardhur në maje të hundës kjo pyetje e njëjtë gjithmonë.
“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në Instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, deklaroi Xhaka.
“Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/