Arsenal ka gjetur golin e parë në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.
Është mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka shënuar një gol të bukur nga rreth 30 metra për 1-0.
Megjithatë, Xhaka u ndihmua paksa nga një futbollist i Unitedit, i cili devijoi topin dhe ndihmoi në parabolimin e portierin David De Gea.
Ky gol u shënua në minutën e 54 të ndeshjes. /Telegrafi/