Arsenali po luan ndaj PSV në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku golin e ka gjetur Granit Xhaka.
Kjo ndeshje ishte shtyrë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, ku klubi anglez nuk mund të siguronte ndeshjen shkaku i policëve të pakët.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por që rastet nga të dyja anët nuk munguan.
Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 71-të të pjesës së dytë, kur Granit Xhaka me një goditje të bukur me të djathtën shënoi për 1-0.
🔴⚪️ | ¡GOAL! #Arsenal 1-0 #PSV (70’)
⚽️ Granit #Xhaka
— ✍️▁▁𝐴𝑅𝑆𝐸𝑁𝐴𝑙 (@arsenalxlucas) October 20, 2022
Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen si kapiten, pasi Martin Odegaard ishte në bankën rezervë./Telegrafi/
Granit Xhaka goal top view. pic.twitter.com/vXe1qKouNf
— Kanishk Ramkumar (@arsenal_spark) October 20, 2022