Site icon Telegrafi

Xhaka refuzon t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit, mund të ndëshkohet

Granit Xhaka thuhet se po refuzon t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit për fyerjen që bëri në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.

Mesfushori shqiptar ishte zëvendësuar kur kishte mbetur edhe 30 minuta lojë, por më pas ishte vërshëllyer nga tifozët dhe ishte fyer nga ta.

Tani raporton në mediat angleze se Unai Emery i ka kërkuar kapitenit të The Gunners që t’u kërkoj falje tifozëve, në mënyrë që të qetësohet situata.

https://twitter.com/TekkersMedia/status/1188762404382838784

Por, sipas asaj që raporton The Mirror, Xhaka po refuzon të bëjë një gjë të tillë, pasi e gjitha filloi nga tifozët e Arsenalit.

Lexo po ashtu Moment i vështirë për Xhakën në karrierë, Mavraj me postim mbështetës

Nëse mesfushori shqiptar nuk u kërkon falje publike tifozëve, atëherë do të merren masa disiplinore ndaj tij.

Situata e tensionuar mund të bëjë që Xhaka ta largohet në janar, në mënyrë që t’i ikë kontakteve fizike me tifozët e skuadrës londineze. /Telegrafi/

Exit mobile version