Telegrafi

Xhaka refuzon Kosovën, vazhdon me Zvicrën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për Blick ka konfirmuar se ka vendosur që të vazhdojë me Zvicrën, pasi nuk e dinte që një ditë do të ketë përfaqësuese të Kosovës.

“Ka kohë që kam vendosur ta përfaqësojë Zvicrën. Në atë kohë nuk e dija se një ditë do të ketë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Xhaka për Blick.

Kosova ditë më parë u pranua me të drejta të plota në UEFA e FIFA, me ç’rast ka zgjuar debat nëse për të do të kthehen të luajnë yjet shqiptarë që luajnë për kombëtare të tjera, përfshirë këtu edhe Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Më pas Xhaka rreth ndryshimit të kombëtares ka thënë se, “asnjëherë kjo nuk ishte çështje e familjes sonë. Kam zgjedhur Zvicrën dhe kjo është e gjitha”.

Xhaka ka thënë gjithashtu se ai së bashku me Shaqirin e Behramin kanë dhënë kontributin e tyre si pionierë për njohjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA.