Site icon Telegrafi

Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit, Arteta zbulon arsyen

Arsenali ka marr fitore të madhe ndaj Brentfordin në Emirates Stadium me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës Premier.

Golat për Topçinjtë i shënuan Emile Smith Roëe dhe Bukayo Saka, ndërsa Granit Xhaka në këtë ndeshje luajti 90 minuta.

Mesfushorin ishte pjesë e një episod interesant gjatë ndeshjes që ka marrë vëmendjen e të gjithë.

Lexo po ashtu Arsenali fiton me rezultat të ngushtë ndaj Brentfordit

Zhvillohej minuta e 84-të e ndeshjes, kur kapiteni i Arsenalit, Alexandre Lacezette foli nga loja.

Ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Eddie Nketiah që u fut në ndeshje, ndërsa i riu shkoi drejt Xhakës për t’ia dorëzuar.

Por ky i fundit e refuzoi dhe shiriti i kapitenit, e pastaj ai përfundoi në krahun e Kieran Tierneyt.

Pas ndeshjes për këtë episod ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili  ka treguar arsyen pse Xhaka e ka refuzuar shiritin e kapitenit.

“Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, ka thënë Arteta për Sky Sports duke e mbyllur diskutimin. /Telegrafi/

Exit mobile version