Telegrafi

Xhaka publikon foto që do të shkaktojë polemika në Zvicër (Foto)

Kombëtarja zvicerane është kualifikuar për në 1/8 e finales së kampionatit evropian.

Por, Granit Xhaka ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila ka bërë krenar tifozët shqiptarë, ndërsa do të shkaktojë polemika në Zvicër.

Reprezentuesi zviceran shihet përkrah vëllait, Taulant Xhakës, ndërsa në mes u qëndron shqiponja, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në foto shihet edhe një pozë ku shihen te dy vëllezërit kur kanë qenë të vegjël.

Kujtojmë se shumë media zvicerane kanë shkruar se pas kampionatit evropian, Graniti t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në futboll, pasi kjo e fundit tashmë është në kualifikimet për botërorin Ruisa 2018. /Telegrafi/