Telegrafi

Xhaka publikon foto 18 vite më parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’: Ndjenjë e mrekullueshme të kthehem në Prishtinë

Granit Xhaka ka ardhur të luaj një ndeshje zyrtare në Prishtinë, vendlindjen e tij.

Mesfushori kosovar ka qenë kapiten i Zvicrës në përballje me Kosovën ku kanë barazuar 2-2.

Xhaka mori respektin e merituar nga tifozët kosovarë të cilët atë dhe Xherdan Shaqirin e duartrokitën pafund për kontributin e dhënë ndër vite për Kosovën.

Lexo po ashtu Mediumi më i madh zviceran e kritikon Xhakën dhe Shaqirin për paraqitjen e tyre ndaj Kosovës

30-vjeçari ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të bashkuar, njërën në vitin 2005 dhe tjetrën mbrëmjen e së shtunës.

Në foton e parë Granitii ishte me vëllanë e tij Taulantin, derisa në të dytën vetëm si kapiten i Zvcirës.

“2005 ↔️ 2023 Ndjenjë e mrekullueshme të kthehem në Prishtinë”, ka shkruar Xhaka në Instagram. /Telegrafi/