Site icon Telegrafi

Xhaka po e ‘bën’ të vuajë Wengerin

Arsene Wenger po brengoset rreth disiplinës së Granit Xhakës.

E gjithë kjo pasi mesfushori shqiptar po merr kartonë të verdhë, e cila gjë u kulmua me të kuqin në sfidën kundër Swanseas.

Dhe për këtë fakt, francezi mund të mos e inkuadrojë në formacion bazë në derbin londinez kundër Tottenham Hotspurs, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam ide se çfarë do të bëjë me formacionin kundër Tottenhamit. Por, a jam i brengosur për disiplinën Xhakës. Po”, deklaroi Wenger.

“Disiplina është e rëndësishme dhe Xhaka duhet ta menaxhojë veten”, u shpreh francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version