Gjiganti anglez Arsenal do ta zhvilloj në udhëtim te Fulhami ndeshjen e javës së tetë në Ligën Premier.
Topçinjtë vinë në këtë takim pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.
Përveç fitoreve në kampionat, Arsenal ka marrë edhe tri të tjera dy në Ligën e Evropës dhe një në Kupën e Anglisë.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për yllin nga Kosova, Granit Xhaka.
26-vjeçari do ta bartë shiritin e kapitenit në ndeshjen me Fulhamin nga minuta e parë.
Kjo është hera e parë që Xhaka do ta bartë shiritin e kapitenit nga fillimi i ndeshjes në Ligën Premier.
Gjithsesi në këtë sfidë nga minuta e parë do të jetë edhe shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi.
Xhaka është bërë kapiten i parë i Arsenalit në këtë sfidë pas mungesave të lojtarëve si Petr Cech, Laurent Koscienly dhe Mesut Ozil. /Telegrafi/
Captain Xhak 💪
Granit skippers us for #FULARS pic.twitter.com/K9YrgEiPNW
— Arsenal (@Arsenal) October 7, 2018