Telegrafi

Xhaka pas fitores së madhe ndaj Eintrachtit: Jam shumë krenar për këtë ekip

Foto: Granit Xhaka/Facebook

Kapiteni Granit Xhaka ka folur pas fitores së Arsenalit në udhëtim te Eintracht Frankfurti në kuadër të Ligës së Evropës.

Arsenali e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Evropës, pasi e mposhti ekipin gjerman me rezultat të pastër 3-0.

Golat në këtë përballje për skuadrën e Unai Emeryt i shënuan Joseph Willock (38′), Bukayo Saka (85′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (88′).

Lexo po ashtu Fitore bindëse e Arsenalit në udhëtim te Frankfurti

Megjithatë, merita në këtë fitore patën edhe mesfusha e Topçinjve, me në krye mesfushorin shqiptar, Xhaka.

Kapiteni Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të përgëzuar bashkëlojtarët dhe ekipin për fitoren.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Eintracht Frankfurt 0-3 Arsenal: Saka yll i mbrëmjes, Xhaka paraqitje të mirë

“Karakter, guxim dhe luftë – ne i treguam të gjitha këto sonte!”

“Jam shumë krenar për këtë ekip!!!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat. /Telegrafi/