Kapiteni Granit Xhaka ka folur pas fitores së Arsenalit në udhëtim te Eintracht Frankfurti në kuadër të Ligës së Evropës.
Arsenali e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Evropës, pasi e mposhti ekipin gjerman me rezultat të pastër 3-0.
Golat në këtë përballje për skuadrën e Unai Emeryt i shënuan Joseph Willock (38′), Bukayo Saka (85′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (88′).
Megjithatë, merita në këtë fitore patën edhe mesfusha e Topçinjve, me në krye mesfushorin shqiptar, Xhaka.
Kapiteni Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të përgëzuar bashkëlojtarët dhe ekipin për fitoren.
“Karakter, guxim dhe luftë – ne i treguam të gjitha këto sonte!”
“Jam shumë krenar për këtë ekip!!!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat. /Telegrafi/