Telegrafi

Xhaka pas barazimit me Danimarkën: E deshëm fitoren, por nuk ia arritëm

Zvicra nuk ka arritur të triumfon në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Zviceranët kanë barazuar para shikuesve të vetë kundër Danimarkës me rezultat 3:3, ani pse deri në minutën e 80 kishin epërsi prej tre golave.

Pas takimit ka folur Granit Xhaka, i cili ka thënë se donin fitoren, por një gjë të tillë nuk ia arritën ta bënin dhe është tani koha që t’i kthehet Arsenalit.

“Ne donim të fitonim, nuk e morëm atë, por ne jemi ende në një pozitë të fortë. Tani shikojmë përpara me Arsenalin. Kemi synime që duhet të arrijmë së bashku”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se futbollisti shqiptar ka realizuar një gol mjaft të bukur duke i dhënë epërsinë e dyfishtë helvetikëve.

Lexo po ashtu Granit Xhaka me një goditje të fuqishme shënon super gol në portën e Kasper Schmeichel

Ndryshe, Zvicra zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të grupit D me katër pikë, dy më pak se Irlanda. /Telegrafi/