Shqipëria ka humbur ndaj Zvicrës me rezultat 0-1 dhe lojtari më i mirë në fushë ishte Granit Xhaka.
Xhaka kundër Shqipërisë theu një rekord në përfaqësuesen e Zvicrës dhe arriti të futet në top tre lojtarët e Kampionatit Evropian.
Xhaka me 129 pasimet e tij ndaj Shqipërisë është bërë lojtari zviceran me më së shumti prekje gjatë një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Ndërsa në përgjithësi vetëm Andrea Pirlo ndaj Anglisë në vitin 2012 dhe Xabi Alonso ndaj Portugalisë po të njëjtin vit janë lojtarët e vetëm që kanë prekur topin +129 herë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. /Telegrafi/