Ylli shqiptar, Granit Xhaka po kërkon bisedime me Arsenalin për të zgjedhur krizën mes vete përpara afatit kalimtar të janarit.
Xhaka shënoi gol në fitoren 6-1 të Zvicrës ndaj Gjibraltarit të hënën që i dërgoi ata në finalen e Euro 2020 dhe pas ndeshjes ka folur për mediat.
Reprezentuesi zviceran, të cilit i është hequr shiriti i kapitenit të Topçinjve ka thënë se ai “nuk mund të pranojë” atë që ka ndodhur.
“Unë kam një ide të qartë se si duhet të vazhdojnë gjërat, dhe Arsenali e di këtë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Xhaka për SRF.
“Megjithëse ende kam një kontratë me ta, do të jem i lumtur të kthehem në klub – kështu që ne mund të zgjidhim përfundimisht çështjet”.
“Me siguri do të ketë një zgjidhje – pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, përfundoi ylli shqiptar.
Ndryshe, Xhaka ka rreth një muaj që nuk luan me Arsenalin pas një zënke verbale me tifozë gjatë zëvendësimit në përballjen me Crystal Palace. /Telegrafi/