Granit Xhaka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me trendin e fundit “10 years challange” apo “sfida e 10 viteve”.
“Sfida e 10 viteve” ka kapluar shumë figura të njohura botërore nga çdo kategoria e njerëzve.
I fundit që ka vendosur t’i bashkohet këtij trendi është mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka.
Xhaka ka vendosur të reagojë me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale për të njoftuar me sfidën e tij 10-vjeçare.
“Më 2009 ne ishim kampion të botës me U-17 në Nigeria dhe sot jam kapiten krenar i ekipit kombëtar”.
“Jam duke shikuar përpara për më shumë shkëlqim me këtë fanellë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Xhaka është ndoshta lojtari kryesor i ekipit kombëtar të Zvicrës, pasi trajneri Vladimir Petkovic ka vendosur t’ia besoj shiritin e kapitenit.
Mesfushori shqiptar po shkëlqen edhe me fanellën e Arsenalit dhe është njëri nga favoritët e trajnerit Unai Emery. /Telegrafi/