Telegrafi

Xhaka nuk po mund ta zëvendësojë Cazorlan

Arsenal pësoi humbje të papritur kundër Evertonit me rezultat 2:1.

Mediat britanike kanë renditur disa arsye pse erdhe deri tek dështimi i Gunnersave megjithëse ishin në epërsi.

Në mesin e lojtarëve që po mund të bind me lojë është edhe Granit Xhaka, i cili nuk po mund të mbulojë mungesën e mesfushorit spanjoll Sant Cazorla, transmeton Telegrafi.

Në fakt, The Sun shkruan se Xhaka është lojtar i mirë, por jo aq i lëvizshëm dhe krijues para portës së kundërshtarëve.

Ndryshe, mesfushori shqiptar u paraqit gjatë gjithë ndeshjes dhe notua me 6.7, e cila një ndër notat më të larta që morën mbrëmë londinezët. /Telegrafi/