Arsenal ka barazuar 3-3 me Bournemouthin megjithëse ishte duke pësuar me tre gola.
Gjatë gjithë ndeshjes është paraqitur edhe Granit Xhaka, i cili shkaktoi edhe një penalti.
Mesfushori shqiptar ka pohuar se në ndeshjen e mbrëmshme kishte gjithçka përpos rezultatit që Gunenrsat që e pritnin, transmeton Telegrafi.
“Ishte një ndeshje që kishte gjithçka. Nuk ishte rezultati që prisnim, por në fund nuk humbëm tre pikë, po vetëm dy sosh. Po shikojmë për ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Ndërkohë, Arsene Wenger i ka dal në mbrojtje mesfushorit duke thënë se gjyqtari në rastin e gjykimit të penaltisë. /Telegrafi/