Site icon Telegrafi

Xhaka një nivel tjetër, ndaj Gjermanisë bëri një nga pasimet më të mira që mund të keni parë ndonjëherë

Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira me fanellën e Zvicrës.

Ylli nga Kosova ishte në fushënga minuta e parë si gjithnjë në përballje me Gjermaninë në një ndeshje që përfundoi pa fitues 1-1.

Kapiteni i Helvetikëve ka qenë fantastik mbrëmë me lojën e tij duke marrë edhe notën më të lartë.

Xhaka ka fituar duele të shumta, ka prekur më së shumti topin nga lojtarët e Zvicrës dhe ka dhënë pasime kyçe.

Prishtinasi ka tentuar të shënoj edhe gol ku ka pasur tri gjuajtje brenda portës.

99 prekje, 70 pasime të sakta, 2 shanse të krijuara, 6 topa të gjatë të saktë, 3 gjuajte në portë, 3 duele të fituara në tokë, 3 ndalime të pasimeve, 1 duel i fituar në top

Gjithsesi ajo që i ka ‘çmendur’ të gjithë është një pasim i gjatë i kapitenit.

Xhaka në minutëne 85-të ka bërë një pasim fantastik nga Widmer ku edhe iu afrua Zvicra pastaj golit me Vargasin.

Ky pasim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga më të mirët që është bërë ndonjëherë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version