Telegrafi

Xhaka dhe Shaqiri ngushëllojnë familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar (Foto)

Mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i kanë ngushëlluar familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.

“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Xhaka.

“Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit.

Në aeroplanin që bartte 81 pasagjerë, ndodheshin edhe lojtarët e skuadrës Chapecoense, një pjesë madhe e të cilëve humbën jetën.

Lexo po ashtu Këto janë klubet që iu ndodhi e njëjta tragjedi si e Chapecoenses (Foto)

Nga pesë të mbijetuarit, tre janë futbollistë të skuadrës braziliane. /Telegrafi/

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES