Mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i kanë ngushëlluar familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Xhaka.
“Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit.
Në aeroplanin që bartte 81 pasagjerë, ndodheshin edhe lojtarët e skuadrës Chapecoense, një pjesë madhe e të cilëve humbën jetën.
Nga pesë të mbijetuarit, tre janë futbollistë të skuadrës braziliane. /Telegrafi/