Site icon Telegrafi

Xhaka në grindje me serbët gjatë lojës fitimtare, mbështetja nga gruaja dhe dy vajzat nuk mungoi: Krenohemi me ty

Ka përfunduar ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë në fazën e grupeve në kuadër të Kampionatit Botëror 2022.

Ndeshja përfundoi në rezultat 3-2 në favor të Përfaqësues së Zvicrës, e cila pati një performancë të shkëlqyer në fushën e gjelbër me dy lojtarë shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Ky i fundit pati një grinde të vogël me bankën rezervë të lojtarëve serb, ku nuk i kurseu sharjet dhe gjeste fyese në drejtim të tyre.

Me gjithë mbështetjen e madhe të spektatorëve prezentë në Stadiumin 974 të Dohas, suporti më i madh për Granitin erdhi nga tre njerëzit e tij më të dashur.

Foto: Leonita Lekaj/InstaStory

Bëhet fjalë për gruan e tij, Leonitën, dhe dy vajzat e çiftit: Laneya dhe Ayana.

Leonita ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej duke e ndjekur ndeshjen nga televizori së bashku me vajzat, të gjitha të veshura me fanellën e Xhakës.

“Le të shkojmë, ne të duam ty Granti Xhaka”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Tutje, ajo publikoi në InstaStory edhe një fotografi të tij ku tregohej se ai është zgjedhur si ‘lojtari i ndeshjes’.

Foto: Leonita Lekaj/InstaStory

“Lojtari i ndeshjes, ne jemi kaq krenarë me ty”, shkroi bashkëshortja e futbollistit me origjinë nga Kosova. /Telegrafi/

Granit Xhaka (Foto: Marvin Ibo Guengoer – GES Sportfoto/Getty Images)
Exit mobile version