Telegrafi

Xhaka në bankën rezervë – formacioni i parë i Arsenalit pa asnjë lojtarë që është stërvitur nga Arsene Wenger

Arsenali dhe Bournemouthi po luajnë në Emirates në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier dhe formacioni që Mikael Arteta ka futur në fushë është historik.

Domethënë, kjo është hera e parë që nga vitit 1986, që nuk ka asnjë lojtar në 11-shen e parë të Arsenalit, i cili në një moment është trajnuar nga Arsene Wenger si lojtar .

Francezi erdhi në Arsenal më 22 janari 1986 dhe u largua në vitin 2018, dhe që atëherë, Arsenali nuk ka luajtur asnjëherë me 11-shen e parë pa një lojtar që francezi menaxhoi gjatë kohës që ishte në klub.

Sot Arteta ka lënë në bankinë Granit Xhakën, mesfushorin shqiptar që është me klubin që nga viti 2016 dhe të cilin Wenger e solli në Emirates.

 

Kështu që formacioni startues nuk kishte asnjë lojtar nga epoka e famshme Wenger. /Telegrafi/