Telegrafi

Xhaka: Ndjenjë e madhe të ju shohë të gjithëve të lumtur dhe krenarë

Granit Xhaka e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren e sotme ndaj Borunemouthit.

Arsenali ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Bournemouthin, fitore kjo që e ka bërë të lumtur mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Pas kësaj fitore, reprezentuesi zviceran ka përdorur rrjetet sociale, për të treguar që ndihet mirë pasi fitores në Emirates dhe që i sheh të gjithë të lumtur dhe krenar.

“Një tjetër fitore e rëndësishme sot në stadiumin e Emirates. E madhe të shohësh të gjithë të lumtur dhe krenarë. Shihemi të mërkurën për të përfunduar nëntorin në vende të larta”, ka shkruar Xhaka në ‘Instagram’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Xhaka luajti për 90 minuta dhe ishte njëri nga më të dalluarit te Arsenali. /Telegrafi/