Site icon Telegrafi

Xhaka: Ndeshja e 100-të nuk ka mundur të jetë më e veçantë, Kosova ka ekip shumë të mirë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Kosova luajti mirë në barazimin 1-1, por sipas tij të dy ekipet kanë mundur të japin më shumë.

Xhaka zhvilloi sot ndeshjen e 100-të në karrierë dhe nuk e priti mirë vendimin e përzgjedhësit Murat Yakin në minutën e 63-të.

Ai tutje shtoi se ndeshje ishte me plot emocione, si për shqiptarët e Zvicrës, po ashtu edhe për lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zurich.

“Jo nuk ka pasur shansa që të jetë më e veçantë ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes time që e dua shumë”.

“Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova ashtu edhe ne”.

“Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësor. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur”.

“Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë”.

“Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/

Exit mobile version