Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i mungon Arsenalit në kryendeshjen e xhiros së 15-të në Ligën Premier kundër Manchester Unitedit.
Mosprania e 26-vjeçarit në sfidën në Old Trafford është për faktin se në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur e mori kartonin e pestë të verdhë të sezonit.
Për këtë arsye, ai është pezulluar dhe nuk mund t’u ndihmojë bashkëlojtarëve në këtë përballje të madhe.
Trajneri Unai Emery e ka inkuadruar në lojë Matteo Guendouzi në vend të futbollistit shqiptar.
Ndërkohë, edhe Laurent Koscielny nuk mund të luajë ndaj Djajve të Kuq, pasi është duke vazhduar me rikuperimin nga lëndimi që e ka lënë jashtë fushe qe një kohë të gjatë.
🚨 We have a fitness update on @6_LKOSCIELNY 👇
— Arsenal (@Arsenal) December 5, 2018
Klubi kishte konfirmuar më herët se mbrojtësi nuk mund të luante në ndeshjen në Old Trafford.
Kujtojmë që francezi mungon që nga fundi i sezonit të kaluar, për shkak të rupturës në tetivën e Akilit. /Telegrafi/