Telegrafi

Xhaka mund të startojë kundër Hull Cityt

Mesfushori shqiptari i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshje ndaj Hull City, e cila luhet sot nga ora 16:00.

E gjithë kjo pasi Olvier Giroud është lënduar dhe trajneri Arsene Wenger mund të bëjë disa rrotacione në ekip.

Wenger thuhet ka vendosur që Granit Xhakën ta inkuadroj nga minuta e parë në ndeshje ndaj Hull City, shkruan Goal.com.

Lexo po ashtu Wenger sulmohet për Xhakën, por ai ka një përgjigje

Në dy ndeshjet e fundit kundër PSG-së dhe Southampton, Xhaka e nisi nga banka rezervë.

Nga fillimi pritet të luajë edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Msutafi. /Telegrafi/