Granit Xhaka nuk po kalon nëpër një situatë të mirë te Arsenali.
Mesfushori shqiptar ka pushtuar ballinat e mediave angleze pas barazimit 2-2 të The Gunners në fundjavën që shkoi ndaj Crystal Palaces.
Sky Sports raporton tani se Xhaka mund të largohet nga skuadra londineze qysh në afatin e janarit, pas raporteve të tensionuara me tifozët.
"I think he should be stripped of his captaincy, you know, it's terrible."
Arsenal fans have their say on Granit Xhaka's outburst!
Should Granit Xhaka be stripped of the #AFC captaincy? ©️
⌚ It's Sky Sports News in 60 seconds with TAGHeuer #ICYMI pic.twitter.com/Aq7IjX20zm
— SportsGridUK (@Sportsgriduk) October 29, 2019
Kapiteni i Topçinjve deri në fundjavën e kaluar ishte në mesin e lojtarëve të preferuar nga tifozët, por veprimi i tij ishte i ngutshëm.
Xhaka ka marrë mbështetjen e bashkëlojtarëve të tij, por që mbetet të shihet në javët e ardhshme se cili do të jetë qëndrimi i përkrahësve të Arsenalit.
https://twitter.com/TekkersMedia/status/1188762404382838784
Nëse tifozët vazhdojnë me fyerje ndaj reprezentuesit të Zvicrës, atëherë afati kalimtar i janarit për të do të thoshte aventurë e re.
Nuk ka shumë muaj që Xhaka e vazhdoi kontratën me Arsenalin, mirëpo kjo gjë nuk mund ta ndalojë atë që të kërkojë një skuadër të re.
Në ditët e ardhshme, 27-vjeçari do të mbajë një takim me Unai Emeryn dhe me drejtuesit e skuadrës për të diskutuar rreth shiritit të kapitenit dhe të ardhmes së tij.
Sipas mediumit anglez, tani Pierre-Emerick Aubameyang shihet si favorit për ta marrë shiritin e kapitenit deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/